INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha e përshkruan kështu vetizolimin e saj: 'Kur rri me mendimet e mia në shtëpi është e tepërt'

Lori Hoxha e përshkruan kështu vetizolimin e saj: 'Kur rri me mendimet e mia në shtëpi është e tepërt'

Publikuar më: 17:31 04-04-2020

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha ka vendosur së fundmi që me anë të një videoje ‘live’ në ‘Instagram’ së bashku me shoqen e saj të ngushtë, Sonelën, të tregojë se si kanë shkuar këto ditë për të e vetizoluar.

Hoxha ka treguar se edhe personazhe të tjerë të njohur të ‘showbiz-it’ të huaj, si Kylie Jenner dhe mikja e saj e ngushtë, Stassie kanë ndarë këtë hapësirë me ndjekësit e tyre me anë të videove ‘live’ ku kanë folur për linjën e kozmetikës, ndërsa Miley dhe Selena e shfrytëzuan këtë moment për të treguar problemet e tyre shëndetësore që kanë kaluar.

Lori është shprehur se video e dy këngëtareve ka qenë diçka më e vlefshme dhe ndaj dhe ajo vendosi ta provojë të njëjtën gjë me shoqen e saj.

Më tej, Lori ka pohuar se kjo situatë është bërë mjaft e lodhshme për të sepse i duhet vetëm të qëndrojë në një vend dhe të mendojë.

“Për mua është bërë shumë e lodhshme, kur rri me mendimet e mia në shtëpi është e tepërt. Të gjithë ata njerëz që me shkruajnë i kuptoj tani. Ndonjëherë kur je në punë dhe në shkollë, sikletet që ndjen kalojnë. Tani je vetëm ti dhe sikletet e tua dhe ndonjë serial. Dhe i jam kthyer ushqimit. Po ta kisha pasur këtë situatë në 2018-ën nuk e di se si do ta kisha përballuar se vuaja nga hipokondria, më shumë se sa ankthi. Nuk e di se si do t’ia dilja. Në shkollën time vendosën që nëse në testime dalim keq, atëherë nuk do t’u jepet rëndësi, pasi e kuptojnë se sa do të ndikojë kjo situatë”, tregoi Hoxha.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve, Lori ka qenë mjaft aktive në llogarinë e saj në ‘Instagram’, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të ndjekësve.

BA85CECB-7EE2-409F-98BB-602A6CB72B06-263x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020890235900879