Jetesa e Lori Hoxhës ka qenë gjithnjë e vendosur mes Tiranës, Londrës dhe udhëtimeve të shumta. Në Tiranë e mbajnë shumë gjëra të lidhura, ku më e rëndësishmja familja, ndërsa në Londër ajo kishte vendosur të ndiqte studimet dhe më në fund ka bërë shpërnguljen përfundimtare në kryeqytetin britanik, të paktën deri sa të mbarojë shkollën.
E sigurisht që Londra është një ndër qytetet më të bukur për të jetuar dhe aty jetojnë shumë VIP-a e njërin prej tyre kishte fatin ta shihte Lori. Nuk e dimë nëse është fat, por nga postimi i bloggeres në Snapchat shihet se është emocionuar shumë që ka parë kuzhinierin e famshëm Gordon Ramsay-n, saqë ka harruar se mbiemri i tij shkruhet “Ramsay” dhe jo “Ramsey”.
Gjëra që ndodhin!