INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha feston ditëlindjen, por dhurata më e bukur nuk është e Vis Bajraktarit: Nuk e kisha menduar kurrë...[FOTO]

Lori Hoxha feston ditëlindjen, por dhurata më e bukur nuk është e Vis Bajraktarit: Nuk e kisha menduar kurrë...[FOTO]

Publikuar më: 19:46 19-10-2018

Vis Bajraktari ka zgjedhur ta urojë partneren e tij Lori për ditëlindje, me një dedikim mjaft romantik në Instagram. Në përgjithësi Lori dhe Visi janë një çift shumë diskret dhe rrallë herë shohim postime për njëri-tjetrin në profilet e tyre përkatëse në Instagram

Por ky i fundit i ka thyer të gjitha pritshmëritë duke postuar një foto ku shfaqet duke mbajtur Lorin në prehër dhe i bën një dedikim romantik.

Mirëpo nëse keni menduar se dhuratën më të mirë për ditëlindjen ia ka bërë Visi, gaboheni pasi dhurata më e bukur për Lorin është pikërisht London Noor Liço.

“Nuk e kisha menduar kurrë që një kokëkuq i vogël do të ishte dhurata më e përsosur për çdo ditëlindje. Familja ime është bekimi im më i madh dhe falënderoj universin për një tjetër vit”, shkroi Lori në një foto të tortës së ditëlindjës së saj, por që aty pranë qëndron “kokëkuqi” London.

Article Logic
Execution time: 0.0030369758605957