Një numër i madh aktorësh, moderatorësh dhe gazetarësh janë larguar së fundmi nga Top-i, shikoni çfarë mendon Lori Hoxha për largimin e tyre dhe për personin.
Lori Hoxha ka qenë e ftuar në "Shiko kush luan", dhe i është drejtuar pyetja: Çdo largim i personazheve nga Top-i ka bërë bujë mediatike, na thuaj një emër që Top-i do të dëshironte sërish ta kishte?
"Nuk di të ta them, sepse Top-i nuk jam vetëm unë. Kam përshtypjen se çdo njeri që është larguar, është larguar sepse ka kërkuar vendin që meriton dhe e ka vendin që meriton sot. Top-i bëhet nga ata njerëz që ka, jo nga ata që kanë ikur. Një njeri që i mungon Top-it është Dritan Hoxha, e askush tjetër", u shpreh Lori.