Pas një natë plot çmime, surpriza por edhe polemika pa fund, stafi i “Top Awards” ka dashur ta mbyllë me një foto-kujtim të të gjithë atyre që bënë pjesën e tyre në këtë event.
Por thirrja në mikrofon e moderatorit Liço, për mbledhjen e të gjithë punonjësve në skenën e Pallatit të Kongreseve, ka shqetësuar Lori Hoxhën. Producentja e eventit modern të muzikës, ka qenë duke dhënë një intervistë për InTv, ndërsa thirrjet e Ledionit kanë interferuar me këtë të fundit. Me nevojën për pak qetësi gjatë intervistës televizive, Lori është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar Ledionit me fjalët: “Boll për sot, e ke ekzagjeruar”. Kaq ka mjaftuar që trashëgimtarja e Top Channel, të vazhdonte e qetë prononcimin e saj për InTv.
Ledion Lico- Top Awards by GazetaExpress