Ajo është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Është fakt që Lori Hoxha është një fashion blogger e vërtetë dhe jo më kot është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, për stilin dhe sharmin e saj te veçantë, që shpalos në jetën e përditshme.
Lori Hoxha e njohur ndryshe si trashëgimtarja e Top Medias këto ditë ka marrë rrugën për diku, por destinacionin e ka mbajtur sekret.
Në një foto që ka publikuar së fundmi në rrjet Lori ndodhet në aeroport, por pozicioni dhe “ndryshimet” që ka bërë, e kanë transformuar paksa. Pak e vështirë ta njohësh nëse këtë foto s’do ta kishte publikuar vetë Lori.