Mjaftoi një unazë në gishtin e saj që të hamendësohet se trashëgimtarja e Top Channel është fejuar.
Lori Hoxha aktualisht po shijon pushimet bashkë me të dashurin dhe herë pas here poston foto nga aty ku ndodhen. Por ja që njëra nga foto e postuara, ku në gishtin e unazës mbante një unazë Cartier, krijoi spekulime se ajo ishte fejuar.
Por, akoma pa vërshuar urimet për “fejesën” e hamendësuar, Lori reagoi duke e mohuar gjithçka nëpërmjet këtij postimi: ““Jo, nuk jam fejuar. Faleminderit shumë!” Por duke marrë parasysh vitet e lidhjes me të dashurin e saj, Vis Bajraktari, një fejesë nuk do të ishte çudi.