Lori Hoxha ka folur në intervistën e saj të parë televizive, ku trashëgimtarja simpatike zgjodhi gazetarin Kelvi Kadilli për të bërë një rrëfim ekskluziv, në të cilin zbuloi shumë gjëra që nuk i dinim më parë. Një ndër gjërat më interesante që zbuloi, ishte se këngëtari i saj i preferuar është Gena, dhe një nga këngët e preferuara ishte "Tumankuqe".
Lori i bën gjithmonë realitet dëshirat e saj, dhe kështu ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. Ajo mori pjesë në një event ku ka përformuar edhe Gena dhe nuk mund të mos e dokumentonte të gjithë festën në rrjetet sociale. Blogerja e njohur, ka postuar disa video e foto në "Snapchat", ”, ku duket se nuk i rezistoi dot tundimit për t’u ngritur ta këndonte këngën çame edhe pse stonoi pak, por kërkoi falje për këtë.