INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha rrëfen për herë të parë se si është njohur me Vis Bajraktarin

Lori Hoxha rrëfen për herë të parë se si është njohur me Vis Bajraktarin

Publikuar më: 16:46 16-03-2018

Të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi një ndër blogeret më me influencë në vend si Lori Hoxha është njohur me dashurinë që ka në krah për shumë kohë. Por Lori na ka shuar kureshtjen duke treguar në një intervistë në emisionin “You&Me”, sesi është njohur për herë të parë me Vis Bajraktarin, një personazh i njohur për të gjithë ne.

“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë. U afrua me familjen time. Po për të nuk dua të flas, sepse dua të ecë vetë, më mjafton babi”,- është shprehur Lori./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447