INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha sapo zbuloi 18 gjëra që s’i dinim për të dhe u çuditëm: 13 tatuazhe, 200 palë xhinse, ndërhyrjen e parë... [FOTO]

Lori Hoxha sapo zbuloi 18 gjëra që s’i dinim për të dhe u çuditëm: 13 tatuazhe, 200 palë xhinse, ndërhyrjen e parë... [FOTO]

Publikuar më: 18:57 25-11-2018

Lori Hoxha është një ndër vajzat më të komentuara në rrjetet sociale dhe në media. Fashionista shqiptare tërheq gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj unik në të veshur dhe shijen e hollë. Ajo është shpërngulur në Londër ku po vijon studimet dhe shpesh herë publikon foto të bukura nga kryeqyteti britanik.

Mirëpo së fundmi e kemi parë edhe si “vlogere” e ditën e sotme ka publikuar një video nëpërmjet së cilës ka treguar 18 fakte që nuk i kemi ditur më parë.

1- Vuan nga ankthi dhe për shkak të kësaj nuk shikon filma horror, por vetëm komedi dhe romancë.

2-Pavarësisht se duket se i pëlqen të dalë shumë, ajo ka thënë se në të vërtetë do të preferonte të qëndronte në shtëpi me njerëzit e saj të afërt dhe të shikonte filma.

3-Lori ka treguar se ka aplikuar ‘lip filllers’ përpara se të kishte ‘Instagram’ dhe se njerëzit ta njihnin, kështu nëse ajo nuk do të kishte postuar foto në rrjete sociale askush nuk do dinte gjë për ndërhyrjet.

4- Për 4 muaj nuk ka pirë asnjë gllënjkë alkool dhe ka hequr dorë prej tij për shkak të ankthit.

5-Ajo ka thënë se do të detoksifikohet dhe prandaj nuk do të lyejë më flokët dhe nuk do të bëjë më thonjtë.

6-Lori ka rrëfyer se në shkollë ka qenë nxënëse shumë e mirë.

7-Për shkak se më parë nuk ishte aq kofidente me veten, mërzitej nga komentet e ‘Instagram’-it, por tani gjërat kanë ndryshuar për të.

8- Më së shumti preket kur komentojnë negativisht për njerëzit e saj të afërt,

9-Nuk i pëlqejnë masazhet, sepse i duket e mërzitshme të qëndrojë shtrirë për orë të tëra.

10-Flet anglisht për shkak të ‘Instagram’-it, që të gjithë ndjekësit e saj ta kuptojnë se çfarë thotë.

lorita.PNG

 

11-Lori ka thënë se e dashuron Shqipërinë dhe se nuk duhet ta gjykojnë vetëm se nuk flet shqip në rrjete sociale, sepse në shtëpi ajo flet njësoj si të gjithë shqiptarët.

12- Urren njerëzit që rrinë serioz gjithë kohën dhe nuk kënaqen apo nuk bëjnë shaka, qoftë edhe me veten.

13-Ka zbuluar se ka në trup 13 tatuazhe dhe se i urren të gjithë.

14-Është është shumë e pavendosur për çdo gjë, duke filluar që nga ngjyra e thonjve deri tek vendi duhet të jetojë.

15-Lori ka treguar edhe një situatë aspak të këndshme nga ditëlindja e saj dhe për këtë arsye nuk dëshiron ta festojë më.

“Vitin e kaluar pata ditëlindjen më të keqe ndonjëherë. Dy ditë para saj isha në Londër dhe përfundova në spital se isha e dehur dhe kur u ktheva për ditëlindjen në Shqipëri njerëzit deheshin unë nuk mundesha, sepse vetëm era e alkoolit më bënte keq dhe thoja duhet të ikim në shtëpi, e urrej ditëlindjen, nuk do festoj ditëlindjen vetëm prej atij viti. Madje dhe Sara iku e la ditëlindjen time, sepse do shoqëronte Ledionin që ishte dehur”, – ka treguar Lori.

16-Ka shumë xhinse dhe syze, rreth 200 palë.

17-Lori nuk e di si ndihet kur vjen puna te fëmijët dhe familja dhe për momentin ka vendosur të shijojë jetën.

18- Gjëja që do të dëshironte të ndryshonte tek vetja është të mësohet të thojë ‘JO’.

Article Logic
Execution time: 0.0020239353179932