Motrat Hoxha e tregojnë herë pas here edhe në rrjetet sociale dashurinë për njëra-tjetrën, por jo të gjithë e njohin marrëdhënien e tyre që kur ishin të vogla.
Lori na e shuan paksa kuriozitetin për këtë pjesë teksa ka postuar për herë të parë këtë foto nga fëmijëria ku shfaqet bashkë me Sarën. Nuk mund të kalojë pa u vënë re që kjo e fundit ngjason më tepër si djalë duke plotësuar në një lloj mënyre dëshirën e mamasë së tyre për të patur një djalë.
“Mami u mërzit shumë kur Sara doli gocë dhe e rregulloi rrugës”, shkruan Lori me shaka krah fotos. Por me siguri ardhja në jetë e Itan, pas dy vajzave, e ka plotësuar dëshirën e mamasë.