Me fansat deri në delir, femrat që e përndjekin, makinat luksoze dhe mbi 15 mijë eurot për koncert, Noizy na konfirmon nofkën “i zhurmshëm”.
Aq i zhurmshëm sa stili i tij ka bërë për vete edhe ata për të cilët kishim bindjen se kishin shije të tjera në muzikë. Lori Hoxha ishte e fundit që iu bashkua zinxhirit të fanseve të deklaruara dhe që u ndoq më pas nga Bleona. Por prisni… ka edhe më shumë! Përmendëm Lorin, por janë dy personat nga e njëjta familje që nuk i kanë shpëtuar “virusit” Noizy! Po flasim për zonjën Hoxha. Ka qenë Lori ajo që ka zbuluar për publikun shijet muzikore të mamasë, përmes një fotoje në Snapchat ndërsa e ëma, Vjollca, ngiste makinën me këngën “Vetëm ti je” të reperit në sfond. “Kënga e preferuar e mamit tim” ka shkruar Lori duke na konfirmuar kështu fansen më të re të Noizyt. Nëse vazhdohet kështu, presim me mjaft kuriozitet fansen e radhës të muzikës së reperit.