Sara Hoxha dhe Ledion Liço u martuan me 11 gusht në një ceremoni madhështore në liqenin e Como- s. Postimet qenë të pakta dhe të rezervuara derisa një ditë më parë, Lori shpërndau një video të shkurtër me momente të shkëputura nga dasma. Lori është kujdesur që pjesë e këtij dokumentari të ishin copëza mjaft të bukura kujtimesh.
Mes shumë momentesh, ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen ishte dedikimi romantik që i kishte bërë Ledioni, Sarës. Ai i kishtë dërguar një buqetë me trëndafila të kuq dhe shkruante:
“Dashuria e jetës time. Faleminderit që çdo vit, muaj, ditë, minutë, sekondë që jemi bashkë e ke bërë më të bukur. Këtu janë trëndafilat për çdo muaj që ne kemi qenë bashkë. Faleminderit që po martohesh me mua, ti do të kujdesesh, e drejtë! Po të pres…”