Njëra në Shqipëri e tjetra në Los Angeles, e megjithatë Lori Hoxha dhe Kylie Jenner kanë më tepër të përbashkëta seç mund ta mendonit.
Përpos look-ut të ngjashëm, si në make up ashtu edhe në veshjet në të shumtën e rasteve "Balmain", Lori ka zbuluar orët e fundit përmes një foto në "Insta Stories" se diçka tjetër që e lidh me Jenner është data 10 gusht. Kjo pasi përveç Kyliet, po në këtë ditë e ka ditëlindjen edhe mikesha e saj e zemrës, ose ndryshe e cilësuar si partnerja në krim, Sonela Lamaj. Epo disa gjëra janë të shkruara dhe për Lorin kësaj i thonë dy gëzime në një ditë. Urime vajzave, të bëhen edhe 100 vjeçe!