Ashtu si edhe mediat e tjera, edhe Top Media mbrëmjen e kaluar ka mbajtur festën e fundvitit.
Stafi i përbërë nga gazetarë, moderatorë, drejtues, spikerë etj, kanë festuar deri në orët e vona të natës, por mes tyre u vu re mungesa e ‘zonjës së shtëpisë’, Lorit. Ka qenë vetë kjo e fundit e cila si duket është justifikuar me anë të një postimi ku shkruhej: “Kur Grinçi nuk mund të gjente një veshje që i pëlqente dhe tha: ‘Ok, kaq ishte! Nuk po shkoj fare’ e ndjeva vetë këtë!”
Edhe Lori, për të cilën as nuk mendohej se do të kishte një dilemë të tillë, paska dilemën e madhe që kanë shpesh vajzat.