INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha zbulon si përfundoi e dehur në spital: 'Thuajse vdiqa, të gjithë kanë menduar se isha në overdozë ...'

Lori Hoxha zbulon si përfundoi e dehur në spital: 'Thuajse vdiqa, të gjithë kanë menduar se isha në overdozë ...'

Publikuar më: 22:29 20-03-2020

Lori Hoxha është padyshim një prej vajzave më influencuese dhe të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Trashëgimtarja e “Top Channel” ka vendosur t’i përkushtohet Youtube-it gjatë ditëve të karantinës, të cilat po i kalon me mikeshat e saj.

Lori ka vendosur të bëjë një video të rutinës së heqjes së makeup-it, të cilën e ka ndarë në Instagram mikesha e saj Sonela.

Dy vajzat bisedojnë dhe bëjnë batuta me njëra-tjetrën, teksa Lori ka treguar edhe një histori personale gjatë heqjes së makiazhit.

Ajo tregon se ditëve të fundit vajzat kishin kosumuar shpesh alkool, ndërsa përmend edhe rastin kur përfundoi në spital.

Lori tregon se ishte aq e pirë, sa mendoi se do të vdiste.

Megjithatë, kjo histori kishte kaluar pa probleme dhe vajzat tashmë e kujtojnë me humor.

“Katër ditë më parë thuajse vdiqa në spital. Isha e dehur. Nëse pyet njerëzit në spital, të gjithë kanë menduar se isha në overdozë me alkool.”- rrëfen ajo, ndërsa këshillon ndjekësit të mos konsumojnë alkool.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611