Pikërisht pas 8 viteve të kaluara nga aksidenti tragjik që i mori jetën themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, vajza e tij e madhe Lori Hoxha ka menduar një mënyrë mjaft prekëse për të nderuar kujtimin e babait.
“E di që ti nuk do të doje që ta bëja publike këtë video por bota meriton të dijë që pas atij njeriut vizionar, ndodhej një baba i mrekullueshëm. Një pjesë e zemrës time do të jetë me ty, kudo që ti të jesh. Por ajo që më mbush me gëzim është të di se ishim aty për të shtrënguar dorën tënde në çdo hap tëndin. Sara, Redia, Itan dhe unë do jemi gjithnmonë mirënjohës dhe të nderuar për gjakun tënd i cili rrjedh në venat tona. Botës i duhen më shumë njerëz se ty. Na mungon vërtet.”, kanë qenë këto fjalët prekëse të cilat e përshkruan më së miri ndjesinë që përcjell kjo video e publikuar për herë të parë. Në këtë video paraqitet z.Hoxha teksa mban në duar djalin e porsalindur, Itanin. Momente këto të cilat shfaqen për herë të parë në nder të themeluesit të Top Channel.