Producentja dhe moderatori i eventit që ka tërhequr vëmëndjen për momentin, “Top Awrards” ishin të ftuarit e fundit të mbylljes së sezonit të emisionit “E Diell” në Top Channel. Lori Hoxha dhe Ledion Liço; të rinj, mjaft energjik dhe me humor ata i dhanë larmishmëri emisionit të fundit. Por edhe më pikant e bëri një koment i Lorit. Gjatë zhvillimit të lojërave në rubrikën “Pa Limit”, Ledioni pyeti moderatorët se nëse do të fitonin para nga kjo që po bënin dhe përgjigia e Lorit e cila i surprizoi të gjithë ishte: “Cfarë do marrësh më shumë ti? I ke marrë të gjitha”. Komenti i trashëgimtares së Top Channel shkaktoi shumë të qeshura edhe tek protagonistët e tjerë të përfshirë edhe vetë moderatorët Alban Dudushin dhe Luana Vjollcën.