Sara dhe Lori Hoxha, dy emra mjaft të komentuar në portale.
Por nuk përjashtohen edhe rastet kur ato të dyja komentojnë njëra-tjetrën publikisht. Diçka e tillë ndodhi edhe sot teksa Lori poston këtë foto e veshur me një kanotiere të zezë dhe me një dekolte tepër të hapur. Megjithëse synimi i trashëgimtares së Top Medias, ishte të ekspozonte markat që mbante në trup, Sara komenton duke i vënë në pah një tjetër detaj.
“Në fakt mendjen tek varëset e kemi” , shkruan ajo për dekoltenë e theksuar të së motrës.