Lori dhe Sara Hoxha janë më të bashkuara se kurrë dhe kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën. Ato nuk humbin asnjë rast pa bërë pushime dhe së fundmi, pas Parisit, kanë shkuar në Londër. Londra është një nga qytetet më të preferuara për motrat e famshme dhe në kryeqytetin britanik, janë takuar me kushërirën e tyre Altean dhe siç duket nga rrjetet sociale, po kalojnë mjaft mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Në foton e fundit të publikuar në Instagram të Lorit, ku shfaqet me Sarën dhe kushërirën, gjithë vemendjen e ka marrë motra e saj.
Shumica e komenteve në foton e Lorit, shkruajnë për Sarën që duket si një vajzë 15-vjeçare dhe të themi të drejtën kanë shumë të drejtë. Siç duket, Londra i jep një nur të bukur Sarës...