Lori Hoxha është një nga personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Ajo është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Si fashion blogger, Lori është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, për stilin dhe sharmin e saj te veçantë, që shpalos në jetën e përditshme.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan shumë moment nga jeta e saj e përditshme me ndjekësit në Instagram apo Snapchat. Së fundmi ka publikuar një foto me të vërtetë të bukur, me një këmishë “silk”, ku i duken reccipetat, me një shikim sensual, ndërkohë që jep një mesazh: “Do jem më e mirë nëse ti do jesh më e zgjuar”.
Por te komentet na zuri syri atë të reperit të njohur Stresi. Ai e quan Lorin, Jennifer Lopez sepse në këtë foto ngjajnë shumë dhe ne i japim plotësisht të drejtë.