Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ku shfaqet së bashku me motrën e saj Sarën, partnerin e saj Ledion Liço dhe me nënën e tyre Vjollca Hoxha.
Ata janë shfaqur mjaft elegantë dhe të kuruar, por ajo çfarë ka rënë më tepër në sy ka qenë gjatësia e Lorit krahasuar me të familjarëve të saj. Për këtë arsye ajo ka publikuar një foto në të cilën është shfaqur vetëm dhe krahas saj ka shkruar.
“E kam fshirë Sarën nga kjo foto për shkak se më lëndonte egon,”- ka shkruar Lori. Ndërkohë edhe Sara ka komentuar duke qeshur për atë çfarë kishte shkruar Lori.