Bebe Rexha ka publikuar një video ditën e sotme ku shfaqet duke ecur në rrugë dhe dikush e pyet se si quhet. Bebe i përgjigjet duke u kthyer dhe duke i treguar emrin e saj të artit të formuar me tollumbace. Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana e ka pyetur “mos doje të thoje Blerta” dhe vendosi një emoji të flamurit shqiptar.
Por Loriku ia shkroi emrin gabim dhe Bebe iu përgjigj duke shkruar “Bleta” dhe më pas ish-mbrojtësi i suksesshëm u përpoq të rregullonte “gabimin” pasi i komentoi sërish: Bleta, jemi krenarë për ty!!! Shuuumë!”.