Kush tha që Lorik Cana do ta mbyllë karrierën si futbollist? Përgjigjja vjen nga kapiteni i kombëtares, i cili ka dalë në stervitje me ekipin e Nantes me të cilin do të vazhdojë edhe një sezon.
Mendohej që Cana do të largohej nga Nante me Carlos Diegoës, por gjërat kanë precipituar ndryshe.
Në mediat franceze thuhet se, 32-vjecari në të vërtetë ka edhe një vit kontratë me klubin francez dhe kështu sezoni do rrjedhë normalisht për Lorikun.
Oferta për Lorik Canën ka nga vende arabe, por duket që qendërmbrojtësi kërkon të qëndrojë në Francë dhe sic duket nuk do që ti hyjë një aventurë të re.
Por sic duket oferta nuk janë shumë të mira financiarisht, pasi në kompeticionin e fundit Euro 2016, Loriku pati një performancë të dobët, dhe kjo ka ndikuar për klubet e ndryshm mos të japin oferta të kosnsiderueshme.