Ai e ka treguar gjithmonë dashurinë e madhe për atdheun! Ndërkohë që futbollistët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit janë të tensionuar rreth ndeshjes shumë delikate me Italinë, ish-kapiteni Lorik Cana po shijon pushimet e tij.
Trupi i tij është i mbushur me disa “tattoo”, dhe Cana e ka ndërmend të shtojë edhe një tjetër me tendencë patriotizmi. Por ai është në dilemë dhe për këtë arsye, ka pyetur ndjekësit e tij se cilën prej tyre t’a vulosë përgjithmonë në trupin e tij. 95% e tyre kanë zgjedhur Skënderbeun me përkrenare, ndërkohë që tashmë na duhet të presim të shikojmë se çfarë ka zgjedhur Loriku.