Lorik Cana ka treguar disa sekrete të futbollistëve të Kombëtares. Ai i shte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” dhe përveç të tjerave, i është përgjigjur një pyetsori interesant mbi atë çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes së futbollistëve të Kombëtares.
Ermali: Cili ka më shumë lesh?
Cana: Mund të jetë Elseidi ose Sadiku!
Ermali: Cili ka turp të zhvishet lakuriq?
Cana: Mavraj lahet me mbathje!
Ermali: Kush lahet më shumë dhe vonohet?
Cana: Sadiku është i kujdesshëm për look-un!
Ermali: Kush ka peshqirin më të madh?
Cana: I kemi të gjithë njëlloj!
Ermali: Kush thotë fjalë të pista?
Cana: Të gjithë, përveç Mërgimit!
Ermali: Kush tregon për aventurat me femrat?
Cana: Të gjithë, përveç Mavrajt!
Ermali: Kush ha ushqim pas ndeshjes?
Cana: Berisha, ka shumë oreks!