Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana duket se dëshiron që edhe djali i tij të ndjekë traditën e familjes, e një ditë të bëhet edhe ai futbollist. Kjo shihet në foton e tij të fundit të postuar në Instagram, ku në biberonin e Boikenit shkruhet “unë e dua futbollin”.
Babai i Lorikut, Agimi, po ashtu ka qenë futbollist i njohur, ndërsa mbetet të shihet nëse i tillë do të jetë në të ardhmen edhe Boikeni.