Kapiteni ynë Lorik Cana do të mungojë ditën e sotme në ndeshjen ndaj Francës për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Zvicrës. Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, ai i është bashkuar fushatës që po zhvillohet në rrjetet sociale, për të ngjyrosur kullën Eiffel me ngjyrat kuq e zi. Mirëpo Loriku, ka zgjedhur diçka të veçantë për ta bërë këtë, pasi ka postuar me tifozin më të famshëm shqiptar Besmir Limani, për të cilin folën gjithë mediat ndërkombëtare sepse fotografia e fytyrës së tij e pikturuar me flamurin shqiptar bëri xhiron e botës.
Në postimin e bërë në Instagram, Cana ka shkruar #ALB, dhe e bukura e kësaj fotoje është se Loriku dhe Besmiri kanë bashkuar duart e tyre për të bërë Shqiponjën.