INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana: Jam gati të kthehem tek Olimpiku i Marsejës

Lorik Cana: Jam gati të kthehem tek Olimpiku i Marsejës

Publikuar më: 12:41 05-10-2016

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka dhënë një prononcim për median e njohur sportive “BeinSports” duke pranuar mundësinë për t’u kthyer te klubi francez i Olimpikut të Marsejës, një klub të cilin ai e ka shumë përzemër dhe ka qënë kapiten i skuadrës gjatë viteve 2005-2009.

“Olimpiku i Marsejës është një klub që nuk harrohet lehtë nga kushdo që ka qënë pjesë e tij. Unë mund të kthehem aty, por jo si futbollist. Qoftë si drejtues apo si pjesë e stafit teknik, do të ishte një kënaqësi e madhe për mua”, është shprehur Cana.

Mbrojtësi ende nuk është tërhequr nga futbolli i luajtur edhe pse prej disa muajsh është pa ekip për shkak se ka zgjedhur të pushojë si pasojë e një dëmtimi të vjetër. Pas EURO 2016, ai u tërhoq dhe nga kombëtarja shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0024139881134033