INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana jep lamtumirën sonte kundër Italisë, Tifozat Kuq e Zi kanë diçka për t’i thënë [FOTO]

Lorik Cana jep lamtumirën sonte kundër Italisë, Tifozat Kuq e Zi kanë diçka për t’i thënë [FOTO]

Publikuar më: 17:00 09-10-2017

Ka kaluar më shumë se një vit që nga momenti kur Lorik Cana vari këpucët në gozhdë dhe mbrëmjen e sotme, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të nderohet me ceremoninë që meriton para tifozëve.
Kjo ceremoni lamtumire do të organizohet para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, kur Cana do të ketë mundësinë të bëjë xhiron e fundit në pistë përpara tifozerisë për të cilën ai ka qenë një idhull për shumë vite me radhë.
Kapiteni legjendar kuqezi ka zhvilluar 93 ndeshje me fanellën e Kombëtares, por me siguri emocionet më të mëdha do i përjetojë sonte.
Para rreth 16 mijë tifozësh Loriku do të bëjë mbylljen e kapitullit me kuqezinjtë, por për fat të keq nuk do të jenë të pranishëm grupimi “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ).
Ata e kanë bojkotuar ndeshjen e kombëtares me Italinë si shenjë revolte ndaj FSHF-së, por në faqen e tyre zyrare në Facebook i shprehin falënderimin e tyre Lorik Canës dhe i kërkojnë falje atij që nuk do të jenë të pranishëm.

“Faleminderit Kapiten! Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan! Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!
P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!

Article Logic
Execution time: 0.0034298896789551