INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana “kapiten” edhe në dashuri! Me këtë surprizë që i bëri bashkëshortes për ditëlindje sapo u bë burri i ëndrrave [FOTO]

Lorik Cana “kapiten” edhe në dashuri! Me këtë surprizë që i bëri bashkëshortes për ditëlindje sapo u bë burri i ëndrrave [FOTO]

Publikuar më: 19:51 09-11-2017

E gjeni dot sa trëndafila i ka dhuruar bashkëshortes për ditëlindje?! Çdo femër meriton trëndafila e aq më tepër në ditë të rëndësishme të jetës së tyre. E siç duket Lorik Cana e di shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se fare mirë i ka mundësitë të bëjë ndonjë dhuratë superluksoze. Bashkëshortja e tij Monika feston 30-vjetorin e lindjes dhe ish-kapiteni i Kombëtares, i ka bërë një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Monika i ka postuar në profilin e saj, ndërsa Loriku në të vetën ka hapur një quiz. Kush mund t`i numërojë sa janë? S`i ka blerë nga një për çdo vit jete, se grave s`para u pëlqen t`ia kujtosh moshën, plus që janë shumë trëndafila, po kushedi ç`llogari tjetër ka bërë ai.

humanappACA.jpg

Merrni shembull nga Loriku! 

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664