IN SPORT
Lorik Cana: Kartoni i kuq? Ishte sakrificë, jo gabim trashanik

Lorik Cana: Kartoni i kuq? Ishte sakrificë, jo gabim trashanik

Publikuar më: 11:19 12-06-2016

Me kombëtaren shqiptare, Lorik Cana ka debutuar kundër Zvicrës, ashtu siç edhe në Europian, ndeshjen e parë e ka zhvilluar kundër kombëtares helvete. Mirëpo europiani i tij i parë, nuk nisi ashtu siç e kishte menduar, pasi u bë lojtari i parë, që u ndëshkua me karton të kuq në Euro 2016. Ndoshta ishte më i kritikuari për përfaqësuesen tonë nga tifozët, por kapiteni ynë e ka një shpjegim, dhe atë e ka treguar për francezen L’equipe. Kartonin e kuq ai e quan sakrificë e jo gabim trashanik sic po quhet ai veprim nga shumë specialistë e analistë të sportit.

“Faulli i parë ishte thjeshtë faull. Nuk kisha bërë asnjë faull deri në atë moment dhe arbitri nuk kishte pse të më ndëshkonte me të verdhë. Gjynah se i kishim mundësitë dhe energjitë për të arritur diçka më shumë”,  thotë Cana në deklaratën e tij.

“Seferovic më shtyu pak e më pas unë rrëshqita dhe rashë e duke parë që isha jashtë zone, dhe nuk e arrija dot topin në asnjë mënyrë tjetër, zgjata dorën. Nuk mund të lejoja të shkonte loja në 0-2. Do ishte e parikuperushme. Shpresova që arbitri të vërshëllente për shtyrjen ndaj meje.

Në atë moment nuk e mendova gatë. Po të ishte topi brenda zone nuk e kapja me dorë pasi nuk do doja edhe penallti kundër nesh. Eshtë detyra ime të ndihmoj. Kështu e pashë të arsyeshme. Më vjen keq. Më vjen keq edhe që nuk do jem ndaj Francës në Marsejë.”

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211