INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana: Kemi ardhur deri këtu duke luftuar me zemër dhe organizim

Lorik Cana: Kemi ardhur deri këtu duke luftuar me zemër dhe organizim

Publikuar më: 18:47 10-06-2016

Gjithmonë ka dhënë maksimumin me kombëtaren, ashtu si herët e tjera, tashmë edhe më shumë i motivuar, kapiteni Lorik Cana do të na udhëheqë në Euro 2016. 32 vjeçari në konferencën për  shtyp të mbajtur para fillimit të stërvitjes së fundit është shprehur optimist para ndeshjes me Zvicrën, duke thënë se ekipi ka zhvilluar një fazë të mirë përgatitore. Cana i quajti gabime të vogla golat e pësuar në miqësoren e fundit të Kombëtares ndaj Ukrainës, si dhe tha se janë gjëra që përmirësohen.

“Gjithçka do të fokusohet tek futbolli. Kemi arritur këtu duke luftuar me zemër dhe organizim. Ekipi është përmirësuar shumë në aspektin e mbrojtjes dhe riorganizimit, që ishin dhe baza e kualifikimit”, u shpreh Cana në deklaratën e tij për shtyp.

Kapiteni komentoi edhe faktin që vëllezërit Xhaka luajnë në kombëtare të ndryshme duke thënë se “ata janë të dy luftëtarë dhe secili do të luajë për të fituar”.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994