Lorik Cana është një ndër emrat e futbollistëve më të lakuar në media, kjo pas suksesit të tij.
Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Opinion” si një ndër personazhet më të spikatur të këtij viti, këtu Cana tregoi arsyen e vërtet se përse la Italinë për të jetuar në Shqipëri.
Futbollisti u shpreh se këtë vendim e kishte marrë për shkak se në Shqipëri është i angazhuar në fondacionin e bamirësisë të cilin e ka krijuar vetë ai.
Kështu duke thënë se edhe pak muaj, Shqipëria do të jetë vendbanimi i tij, dhe shtoi se dëshiron të rikthehet në futboll, por si drejtues i një ekipi.