INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana me lot në sy në emision, ja se çfarë e preku ish-kapitenin e Kombëtares[FOTO]

Lorik Cana me lot në sy në emision, ja se çfarë e preku ish-kapitenin e Kombëtares[FOTO]

Publikuar më: 11:36 08-02-2018

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Shoë Magazine”.

Përveç temave të futbollit ka patur një moment dobësie emocionale ku Loriku është prekur dhe nuk ka arritur ti mbajë as lotët.

Shkak është bërë ish-luftëtari i UÇK-së, Lekë Dobruna, i cili ka bërë tatuazh në këmbën e tij momentin kur Cana, në një moment thuajse historikë në ndeshjen e shumëpërfolur kundër Serbisë, ka rrëzuar në tokë dhe ka goditur një prej tifozëve serbë që kishte hyrë në fushë për të sulmuar lojtarët.

“Jo se kam zgjedhur Lorikun, por kam zgjedhur aktin që u bë, sepse na injoruan shumë asokohe... Tatuazhi do të thotë se injorancës i erdhi fundi, e kemi vënë përposhtë!”-u shpreh Dobruna.

I emocionuar dhe me lot në sy Cana u shpreh se akti i tij ishte tërësisht spontan.

“Sigurisht që aktet tona me aktet që kanë bërë Leka me luftëtarët e tjerë dhe dëshmorët nuk kanë asnjë lloj krahasimi në lidhje me kontributin dhe guximin e tyre. Ai mund të ketë qenë krenar me aktin, kurse unë jam krenar me atë që ky njeri përfaqëson.”-u shpreh Lorik Cana pa arritur t’i mbajë lotët.

serg_a4.PNG

serga_w34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127