Lorik Cana dhe Rita Ora na bënë krenar në ceremoninë e shenjtërimit të Shën Terezës,ku të dy prezantuan gjithë eventin. Prapa skenave të shfaqjes dhe provave ata kanë postuar disa foto gazmore me njëri-tjetrin, por një foto e publikuar së fundmi po bën xhiron në rrjetet sociale pasi me të vërtetë po shkakton të qeshura prej shikimit epik të Lorikut. Edhe pse i martuar me një shtetase italiane me të cilën ka edhe një djalë të quajtur Boiken, mesa duket edhe “kapiteni” ka momente dobësie. Cana është fotografuar teksa shikonte të pasmet e Rita Orës...ose jo, por me sa shikojmë nga foto, aty na shkon mendja, fundja nuk i ka rezistuar dot. Shpresojmë që bashkëshortja e tij nuk e ka parë këtë, se me siguri do i duhet një justifikim i besueshëm.