INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana poston foton kur ishte 3-vjeç. Komenti Bes Kallakut do ju shkrijë së qeshuri [FOTO]

Lorik Cana poston foton kur ishte 3-vjeç. Komenti Bes Kallakut do ju shkrijë së qeshuri [FOTO]

Publikuar më: 11:31 29-05-2019

Lorik Cana ka kohë që na mungon në fushën e lojës dhe në qendrën e mbrojtjes së kombëtares. Kapiteni dhe ikona e futbollit shqiptar, tashmë në jetën e tij po merret me shumë gjëra, nga analisti sportiv tek organizatat bamirëse.

Së fundmi, ai është bërë nostalgjik pasi ka postuar një foto të vjetër të tij në llogarinë e tij të Instagram-it që ka marrë shumë reagime.

Kapiteni legjendar i kombëtares sonë shfaqet së bashku me nënën e tij kur ka qenë i vogël. “Mama dhe mini Liki, dikur viti 85-86, s’jam i sigurt”- ka shkruar bashkangjitur me foton.

Në këtë foto ai ka marrë shumë komente të ndryshme nga të gjithë ndjekësit e tij, por komenti që mori më shumë vëmendje dhe që na bëri të qeshim të gjithë ishte ai i aktorit të njohur Bes Kallaku.

“Duket katunari, e vret dielli, me sy mbyllur dhe vetullat e verdha”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326