Ish kapiteni i Kombëtares Lorik Cana gëzon simpatinë e të gjithë shqiptarëve dhe edhe sikur të mos e dinte, këtë ai e testoi nëpërmjet një videoje live për herë të parë.
Loriku iu kushtoi mjaftueshëm kohë fansave dhe miqve të tij duke iu dhënë mundësinë të bisedonte me ta teksa iu përgjigjej pyetjeve të këtyre të fundit. Një nga pyetjet që i terhoqi atij vëmëndjen ishte edhe ajo e një djali i cili e pyeste nëse kishte pirë ndonjëherë Marihuanë. “Jo, se kam pirë ndonjëherë, por nëse du me e provu di ku ta gjej”, u përgjigj Loriku me shaka.