Tani që Loriku nuk është më pjesë e futbollit, i ndodh shpesh të jetë nostalgjik për vetën futbollist, por jo vetëm.
Kot nuk thonë që “dardha bie nën dardhë” pasi ish kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka ecur në gjurmët e babait. Dhe pikërisht sot ai rikujton sukseset e para të babait të tij që para 33 vitesh.
“Para 33 vitesh, 1983 Stadiumi Marakana , Zvezda 1-3 KF Prishtina , babi im shënoi golin e parë dhe fitore historike e jona ... proud of my dad”, shkruan Cana.