Pasi ka varur këpucët në gozhdë, Lorik Cana është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale. Pothuajse çdo ditë, “Instastory” mbushet me postime të familjes së tij, të “leksioneve” të gatimit, videove live, apo edhe vetë shakave të Lorikut. E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot, ku teksa ishte te berberi, ka gjetur pak kohë për të bërë një foto gazmore, me mustaqe, të cilat me siguri ishin sa për foto, dhe një kapele në kokë të vetë programit, si Robin Hood. Mimika e tij, është epikeee!
Ndoshta nuk ka qenë thjesht sa për foto, por për këtë duhet të presim, deri sa të postojë foton e rradhës.