Morali është i lartë në radhën e kuqezinjve pas fitores së djeshme me Luksemburgun, ku kombëtarja jonë triumfoi me rezultatin e pastër 2-0.
Sot djemtë duket se janë zgjuar jo vetëm të kënaqur, por edhe me dëshirën për të ngacmuar njëri-tjetrin. Kështu kapitani i kombëtares, Lorik Cana ka shkrepur një foto dukeqeshur “prapa krahëve” të Emir Lenjanit ndërkohë që ky i fundit po shijonte një gjumë të thellë. Cana nuk ka rezistuar pa shtuar dhe një mbishkrim tek fotoja, duke thënë se nuk ka parë njeri qe fle më shumë se mesfushori 26 vjeçar i Nantes. Për sa kohë të sjellë rezultate pozitive, kapiteni gëzontë drejtën e plotë për të ngacmuar këdo ndërsa Lenjani...të flerë gjumë sa të dojë.