Rita Ora dhe Lorik Cana shkëlqyen me kuptimin e plotë të fjalës mbrëmjen e kaluar në koncertin e zhvilluar në vigjilje të shënjterimit të Nënë Terezës. Loriku u përlot në fjalimin e tij, ndërsa Rita mahniti të gjithtë të pranishmit teksa përformoi “What Child Is This”. Duket se organizatorët kanë bërë zgjedhjen e duhur pasi ata jo vetëm që e përmbushën siç duhet misionin e tyre, por edhe ia kanë kaluar shkëlqyeshëm në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mjafton të shikojmë fotot e postuara në rrjetet sociale, ku janë fotografuar teksa bënin mimika të ndryshme fytyre.
Përpos kësaj në një video të postuar nga prive.al. Lorik Cana shfaqet si një gentleman i vërtetë, teksa freskon Ritën me skaletën e prezantimit.