IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Lorik Cana zbulon prapaskenat e koncertit për “Nënë Terezën” në Vatikan [FOTO]

Lorik Cana zbulon prapaskenat e koncertit për “Nënë Terezën” në Vatikan [FOTO]

Publikuar më: 20:17 02-09-2016

Siç është bërë e ditur, nesër do të mbahet në Vatikan koncerti për shenjtërimin e Nënë Terezës. Ndër pjesëmarrësit janë Rita Ora,Ermonela Jaho, Lorik Cana etj... Rita dhe Loriku kanë udhëtuar gjatë ditës së sotme drejt Romës dhe ndërkohë që këngëtarja po shijon bukuritë e qytetit antik bashkë me familjen e saj, për Lorikun ky është një vend i njohur tashmë, pasi për disa vite është aktivizuar me ekipin tjetër të qytetit, Lazion. Cana i cili do të recitojë poezinë e “Nënë Terezës” ka zbuluar në Snapchat disa nga prapaskenat e këtij koncerti i cili ende pa filluar ka rrëmbyer vëmëndjen e të gjithëve. Nga ajo çfarë na paraqet Loriku, duket se provat po ecin goxha mirë. Mbetet mbrëmja e nesërme për ta shijuar.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003169059753418