INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Canaj largohet nga skuadra e Nantes! Ja ç’zbulon presidenti i klubit…

Lorik Canaj largohet nga skuadra e Nantes! Ja ç’zbulon presidenti i klubit…

Publikuar më: 10:44 02-08-2016

Zyrtarizohet fati i Kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ai sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e skuadrës franceze të Nantes. Lajmi konfirmohet nga vetë presidenti i klubit francez, Waldemar Kita, i cili ka shpjeguar të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.
“Situata është shumë e thjeshtë. Loriku dëshiron që të iki jashtë. Ai është në negociata me disa klube. Ai nuk do të kthehet më këtu, pasi kërkon një kontratë tre apo katërvjeçare. Ai është duke negociuar, ndaj duhet ta mirëkuptojmë, pasi kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit në karrierën si futbollist. Ai ka qenë shumë i sinqertë me ne, na tha se kërkonte një klub tjetër dhe që nuk dëshironte të kthehej për vitin e fundit të kontratës së tij me ne”, u shpreh Kita për “Butfootballclub.fr”.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045