IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Loriku i lë “stafetën” djalit të tij

Loriku i lë “stafetën” djalit të tij

Publikuar më: 20:33 31-03-2016

Lorik Cana ka postuar një foto mjaft domethënëse në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram. Ai ka pubikuar një moment të djalit të tij, i cili nuk duket qartë, teksa është futur në çantën e kombëtares, me numër 5, që mban kapiteni ynë kuqezi. Statusi që shoqëron foton, mjaft artistike, veç domethënieve të tjera, është ky: “Lorik Missed you Babi!!!Herë tjetër vij me ty”.

Kjo “skenë”, përveçse tregon lumturinë dhe përkushtimin e Lorikut për Boikenin, si një baba i devotshëm, duket se shërben edhe si njëlloj “bekimi” për t’u bërë futbollist. Eshtë si njëlloj “stafete”, që njeriu me më shumë ndeshje të luajtura me kombëtaren kuqezi, 90 të tilla, do t’ia japë të birit, meqë vetë po afron dita e tërheqjes, gjë të cilën e ka paralajmëruar së fundmi. Lorik Cana mendohet se do ta lërë kombëtaren pas ndeshjeve të “Euro 2016”, duke dhënë dorëheqjen pas 12 vitesh karrierë të suksesshme me kuqezinjtë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0027220249176025