Loris Karius duket se është i destinuar që në futboll të bëjë gabime të njëpasnjëshme. Portieri gjerman edhe pse u mbështet maksimalisht nga drejtuesit e klubit të Liverpoolit, në fund ata vendosën ta largonin në drejtim të skuadrës së Beshiktashit.
25-vjeçari u aktivizua në ndeshjen e djeshme përballë skuadrës së Burasporit dhe ka pësuar një gol në minutën e 86-të, që solli edhe barazimin e ndeshjes.Ky gol erdhi pasi mbrojtja u kap e papërgatitur, por nga specialistët e futbollit dalja që ka bërë Karius është cilësuar shumë e gabuar.
Ndërkohë menjëherë kanë qenë edhe ironitë në lidhje me portierin teksa një përdorues i “Twitter-it” shkruan” Karius më mirë të bëhet një model ose një profesion tjetër”.