Kroacia ka siguruar mes vuajtjeve një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, teksa Anglinë më 11 korrik. Skuadra e Dalic fitoi vetëm falë ruletës së penalltive, pasi ndeshja pas 120 minutash u mbyll në shifrat 2-2, ndërkohë që koha e rregullt përfundoi 1-1. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar 240 minuta, ose e thënë ndryshe 4 orë lojë brenda 6 ditësh.
Në momentin më të mirë të kroatëve, vendasit surprizojnë duke gjetur golin e avantazhit me Cheryshev në minutën e 31-të.
Gjithsesi, entuziazmi i vendasve ka zgjatur vetëm tetë minuta, duke parë se bardhekuqtë kanë gjetur golin e barazimit me Kramaric, i cili ka shënuar me kokë pas një pasimi të saktë të marrë nga Mario Mandzukic.
Në pjesën e dytë, Kroacia ka patur mundësinë për të përmbysur gjithçka, por goditja e Ivan Perisic ka përfunduar në shtyllën e majtë. 12 minuta më pas ka ardhur rasti i vendasve për të rrezikuar, me goditjen e fuqishme me kokë të Aleksandr Erfokhin, që ka përfunduar sipër traversës.
Pasi koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1, Kroacia ka realizuar golin e avantazhit në pjesën e parë të shtesës, me Vida që ka shënuar me kokë në minutën e 101-të pas një goditje nga këndi të Modric. Rusia, gjithsesi, nuk është dorëzuar dhe është hedhur në sulm për golin e barazimit, të cilin e ka gjetur në minutën e 115-të, kur Mario Fernandes ka mposhtur portierin Subasic me një goditje të saktë me kokë.
Barazia ka zgjatur deri në minutat e fundit të fundit të shtesës dhe dy ekipet i janë drejtuar pikës së bardhë, prej ku kanë dalë të fituar kroatët me rezultatin 4-3. Smolov dhe Fernandes kanë gabuar për rusët, Kovacic për kroatët.
Në gjysmëfinale, që do të luhet 11 korrikun e ardhshëm në orën 20:00, kroatët do të përballen me Anglinë.