Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale një njoftim për të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.
Sipas njoftimit të ambasadës, për të përgjedhurit e Lotarisë DV2019 KÇ nuk do të kërkojë të kryejnë ndonjë pagesë por vetëm dërgimin e dokumentave.
“Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: KÇ kurrsesi NUK do t’ju kërkojë të kryeni ndonjë pagesë, por vetëm t’i dërgoni dokumentet tuaja me email. Kujdes nga mashtrimi! Lexoni këtu: https://go.usa.gov/xEn42” , thuhet në njoftim.