INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lotaria Amerikane, Amabasada apel qytetarëve: Kujdes, mos u mashtroni!

Lotaria Amerikane, Amabasada apel qytetarëve: Kujdes, mos u mashtroni!

Publikuar më: 17:49 04-10-2018

Ambasada Amerikane ju ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për lotarinë amerikane që të tregojnë kujdes nga mashtrimet dhe ta kryejnë vetë procesin online.
Dita e dytë e aplikimit për Lotarinë Amerikane ka nisur pa shumë fluks në qendrat ku kryhet plotësimi i saj, ndërkohë afati i fundit është data 6 nëntor.
Vitin e kaluar ishin rreth 367 mijë shqiptarë që aplikuan për lotarinë amerikane, por edhe këtë vit numri pritet të jetë i lartë për shkak të interesit që shfaqin qytetarët. Ambasada Amerikane apelon qytetarët që të bëjnë kujdes nga mashtrimet, pasi disa faqe interneti apo emaile mund të prezantohen si faqe zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ndër të tjera këshillohet që aplikimi të kryet vetë online, pasi procedura është e thjeshtë dhe falas. Kujdes duhet treguar me fotrografinë, e cila duhet të jetë e 6 muajve të fundit, në të cilën nuk lejohet vendosja e syzeve. Ata që do të përdorin fotografinë e vitit të kaluar apo do të aplikojnë më shumë se një herë gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen automatikisht. Duke filluar nga 7 maj 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662