Me mijëra shqiptarë kanë nisur të aplikojnë për lotarinë amerikane përgjatë muajit tetor. Por kush nuk e ka bërë deri tani ka kohë dhe një javë. Ambasada e SHBA në Tiranë ka përsëritur ka bërë një njoftim të minutës së fundit, ku ju kërkon shqiptarëve të bëjnë kujdes në plotësimin e të dhënave dhe t’i besojnë më shumë vetes duke e bërë personalisht aplikimin. Në njoftimin e shkurtër këshillohet që formularin ta plotësojnë vetë duke ndjekur disa udhëzime që i bën publike.
Njoftimi i plotë:
"Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip si të plotësoni formularin tuaj hap pas hapi https://bit.ly/2RC6zZI.